Flash News

KRYESORE

Lotët e Lindita Nikollës, gazetarja tregon historinë e Ajetit: U diplomua për gjuhë-letërsi, sot punon çoban në Vlorë

Lotët e Lindita Nikollës, gazetarja tregon historinë e Ajetit: U

Gazetarja Anila Hoxha është ngacmuar nga lotët e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, për festën e 7 marsit, për të treguar historinë e kushëririt të saj, Ajetit, i cili ndonëse është diplomuar në gjuhë-letërsi dhe me shumë talent, sërish nuk ka arritur të gjejë punë. Ajeti punon sot si çoban në një prej fshatrave të Vlorës.

Reagimi:

Histori me mësues

Lindita Nikolla, ministrja e Arsimit qau sot para mësuesve. Prekëse! Do dëshiroja shumë të ishte e vërtetë. Por unë kam vite që mbush sytë me lotë. Nga pamundësia e njeriu që unë e dua fort por nuk e ndihmoj dot. Kurrë s’kam bërë një telefonatë. Kurrë si kam thënë kurrkujt. Pavarësisht se ime më sa herë e përditë më thotë “ndihmoje Ajetin, është rritur jetim bijo, mbaroi shkollën dhe është pa punë”. Ajeti u diplomua për gjuhë letërsi. Sa bukur që shkruan.

I mjeri sa lexon. Kush nuk e njeh, kujton se jeton në ajër. Por Ajeti nuk gjeti dot punë si mësues. Askund. Dhe ka perfunduar çoban në një fshat të Vlorës. U diplomua pa shkëputje nga puna, është biri i një mësuesi të fortë që na jepte biologjinë dikur dhe që akoma e mbaj mend pasionin e tij për mësimdhënien. Ndërroi jetë nga kanceri, ai i rriti fëmijët pa nënën e tyre. Nëna e tyre ishte tezja ime. Ajeti është kushëriri im, atij duhet t’i jepte dikush një shans. Shteti ndoshta. Po ç’rëndësi ka, Ajeti sot është mësues i bagëtive dhe jo i njerëzve.

Nuk ka më hapësira në Tiranë; Veliaj i vështirëson punën vetes, detyrohet të mbivendosë “parqet” në kryeqytet

Të fundit