Flash News

KRYESORE

“Lotët i kam në faqe, s’do t’i harroj të qeshurat në konvikt”, deputeti dedikim prekës për të riun që humbi jetën në aksident

“Lotët i kam në faqe, s’do t’i harroj të

Një tjetër deputet i Partisë Socialiste shkruan në rrjete sociale një dedikim prekës për Gentian Tomën 32 vjeç, njërin prej të rinjve që humbën jetën mbrëmë në mesnatë në superstradën Shkodër-Lezhë.

Bashkë me të humbi jetën edhe kushëriri i tij, 23-vjeçari Roberjt Ejlli, pasi makina e tyre u përplas me një kamion.

Deputeti Gjetan Gjetani shkruan se si u ndje kur mësoi lajmin e trishtë.

“Sot, kur mora lajmin e vdekjes së shokut tim të ngushtë Gentian Tomaj, u trishtova! Akoma nuk më besohet dhe lotët i kam në faqe! Kurrë nuk do t’i harroj të qeshurat dhe lojërat që kaluam bashkë në konviktin e shkollës. Zoti, të deshti për vete. Të pastë dritë shpirti”, shkruan Gjetani.

Më herët, një status prekës i dedikoi edhe deputeti Pjerin Ndreu.

 

Të fundit