Flash News

KRYESORE

LSDM e Zoran Zaev, partia që shqiptarët mbështesin më shumë në Maqedoni

LSDM e Zoran Zaev, partia që shqiptarët mbështesin më

Në Maqedoni ka disa parti që pretendojnë se përfaqësojnë interesat e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet. Por sipas një sondazhi të organizuar nga Telma Tv dhe MCIC, partia që mbështetet më shumë nga shqiptarët është një parti e drejtuar kryesisht nga maqedonasit, bëhet fjalë për LSDM-në e kryeministrit Zoran Zaev.

27.5% e shqiptarëve janë shprehur se mbështesin LSDM-në, ndërsa 27% mbështesin BDI-në e Ali Ahmetit.

Sa i përket mbështetjes që këto parti kanë në të gjithë popullin, LSDM kryeson me 26.8%, VMRO e ndjek me 21.5%, ndërsa më pas vijnë BDI me 6.7%, Aleanca Shqiptare me 3% dhe Lëvizja Besa me 2.4%.

21.3% e qytetarëve të Maqedonisë kanë deklaruar se nuk mbështesin asnjë parti politike.

Të fundit