Flash News

KRYESORE

LSI akuza Ramës: Deklaratat për Shqipërinë e Madhe mund të sjellin konflikte në Ballkan

LSI akuza Ramës: Deklaratat për Shqipërinë e Madhe mund

LSI akuzon qeverinë shqiptare se me politikën e saj të jashtme ka hedhur poshtë 30 vite investim koherent dhe ka bërë që Bundestagu ta evidentojë Shqipërinë si një problem serioz në rajon.

“Investimi koherent gati 30 vjeçar ne Politiken e Jashtme, ku vijimësia dhe koherenca ne rolin e Shqipërisë si faktor paqe dhe stabiliteti, ka qene një konstante e te gjithë maxhorancave te majta apo te djathta qofshin, ka marre goditjen me te rëndë.

Shqipëria, qe aspiron te hape negociatat për anëtarësim, as qe mund ta imagjinoje realizimin e kësaj aspirate që nënkupton paqen, bashkepunimin dhe një klimë komunikimi mes vendeve kur kryeministri i saj ju sherben projekteve konfliktuale dhe luftënxitëse.

Rama me një axhende te tille konflktuale dhe rindezëse te konflikteve te reja e te vjetra dhe me rihapjen e plageve te se shkuares ne nje rajon, qe me mundime e sakrifica te medha i ka lene pas, e vendos Shqiperine ne poziten me te keqe qe ajo mund te kete pasur ndonjëherë dhe saktësisht ne te kundërt te te gjithë filozofisë së Evropës së Bashkuar.”, tha nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në konferencën për shtyp.

Ai shtoi se përcaktimet e Bundestagut janë një kambanë madhore alarmi për një çështje shumë serioze siç është roli thellësisht i kompromentuar i Shqipërisë në rajon.

“Deklaratat politike dhe përpjekjet për bashkimin e popullatës shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nën Shqipërinë e Madhe mund të çojnë në konflikte të paparashikueshme në Ballkanin Perëndimor. Ato duhet të ndalen menjëherë sepse këto përpjekje do të ishin të papajtueshme me anëtarësimin në BE dhe do të çonin në ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit.”, theksoi nënkryetari i LSI-së.

Të fundit