Flash News

KRYESORE

LSI denoncon dhunën ndaj ‘Koha Jonë’, Luan Rama: Kryeministri të distancohet; policia shkeli ligjin

LSI denoncon dhunën ndaj ‘Koha Jonë’, Luan Rama:

Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama ka denoncuar presionin e bërë ndaj gazetës ‘Koha Jonë’ dhe stafit të saj, nga policia e shtetit dhe policia bashkiake. Luan Rama foli për dhunë shtetërore dhe kërkoi nga kryeministri Edi Rama të distancohet dhe të dënojë ngjarjen.

Rama tha se policia ka vepruar në kundërshtim me ligjin, ndërsa kujtoi se çdo pushtet që provuar të ushtrojë dhunë shtypin e lirë, ka dështuar.

“Duke i siguruar në solidaritetin e plotë të LSI-së, dëshiroj të denoncoj dhunën shtetërore të ushtruar ndaj pronarit dhe disa punonjësve të gazetës ‘Koha Jonë’, si shprehja më domëthenëse e fytyrës arrogante të pushtetit aktual, dëshmi e denigrimit të këtij pushteti. Arroganca për të penguar lirinë e shtypit është kriminale. Veprimi i policisë së shtetit është në kundërshtim me ligjin dhe kjo nuk është hera e parë. I bëj thirrje kryeministrit të distancohet nga kjo ngjarje dhe prokuroria të nisë hetimet. Çdo pushtet që ka provuar të ushtrojë dhunë mbi shtypin e lirë ka dështuar. Edhe referuar përvojës së ‘Koha Jonë’, i bëj thirrje kryeministrit të distancohet. Kjo nuk është dhunë vetëm ndaj gazetës ‘Koha Jonë’, por mbi lirinë e shtypit”, u shpreh Luan Rama.

Më herët ishte Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ai që akuzoi kryeministrin Rama për presion ndaj lirisë së shtypit.

Policia rrethon redaksinë e gazetës ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi: Telefonova Çakon, Veliajn dhe Fugën; kam kaluar vijnë e kuqe

Të fundit