Flash News

KRYESORE

LSI dërgon amendament urgjent në Kuvend, Kryemadhi: E vetmja mënyrë për zgjidhjen e 8 kushteve të studentëve

LSI dërgon amendament urgjent në Kuvend, Kryemadhi: E vetmja

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka propozuar shtimin e fondit për arsimin, duke ndryshuar disa pika në buxhetin e miratuar nga qeveria të vitit 2019 për zgjidhjen e problemeve të studentëve, të cilët protestojnë prej një jave para Ministrisë së Arsimit.

Në një konferencë urgjente, Kryemadhi tha se deputetët e LSI do të depozitojnë sot në Kuvend këto amendamente dhe është propozuar që të diskutohen në seancën e nesërme, madje duke theksuar se do të votohen edhe opozita.

Deklarata e Kryemadhit:

Mesazhi nga studentët është vetëm një: zgjidhja e problemeve dhe plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Premtim i qeverisë do të thotë edhe 30 vjet të tjera të humbura në jetën e rinisë. Detyrimi ndaj tyre të jetë pa kthim për të gjitha qeveritë që janë dhe do vijnë.

Deputetet e LSI do depozitojnë tani amendamentet me ligjet përkatëse që u  japin përgjigje 8 pikave të studentëve

Amendament në ligjin e buxhetit 2019

Të ndryshohet totali i shpenzimeve dhe fondi për shkencën

  1. Nga 7 miliardë të bëhet në 14 miliardë.

Ku janë këto para? Sot buxheti që ka miratuar qeveria, 46 % i kalon për të paguar koncesionarët e saj.

Studentët kërkojnë vetëm 1%.

  1. Fondi për shkencën nga 600 milionë të bëhet 1 miliard.
  2. Të krijohet fondi i emergjencës për përmirësimin e infrastrukturës së shoqërive dhe universitare. Paratë i gjen me anulimin e tenderit të unazës së re me kompani ofshore të Ramës. Duhen 5 miliardë lekë

Sot këto amendamente depozitohen  në Kuvendin e Shqipërisë që zgjidhin 8 kërkesat e studentëve.

Kërkoj, menjëherë të kalojnë më urgjencë në seancën e nesërme dhe për t’ju dhënë zgjidhje për të dalë nga ky ngërç.

Të miratojmë me 140 vota në parlament kërkesat e studentëve, e vetmja mënyrë për ti rikthyer në bankat e shkollës.

Të fundit