Flash News

E-TJERA

LSI e konsideron Kavajën “punë të mbyllur”, Vasilli flet për koalicionin: Duhet marrëveshje e ndershme

LSI e konsideron Kavajën “punë të mbyllur”, Vasilli

Për LSI-në çështja e zgjedhjeve në Kavajë është një “punë e mbyllur” me deklaratën e bërë dje nga kreu i grupit parlamentar, Luan Rama.

Sot, ministri i Drejtësisë, që vjen nga radhët e kësaj partie, Petrit Vasili ka mbajtur të njëjtin qëndrim sa i takon zgjedhjeve për kryetar bashkie në Kavajë. Në një deklaratë për mediat, Vasili theksoi sot, se në këtë garë nuk ka kandidat të LSI dhe se gara do të udhëhiqet nga PS.

“Në këtë garë nuk ka kandidat të LSI, por është një garë që e udhëheq PS. Asaj i takon kandidati atje. Do garantojmë idetë e plota për të pasur procese ligjore të rregullta”, tha Vasili. Duke folur për koalicionin me PS, Vasili u shpreh se nuk ka rëndësi data, por ndershmëria e marrëveshjeve.

“Më e rëndësishme është që marrëveshjet të jenë të ndershme”, theksoi Vasili.

Të fundit