Flash News

KRYESORE

LSI flet për '2 Marsin': Alibitë me koronavirus i shërbejnë anti-kushtetutshmërisë

LSI flet për '2 Marsin': Alibitë me koronavirus i

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim ka alibi që po përdoren në lidhje me koronavirusin dhe organizimin e tubimit që ka parashikuar Presidenti i Republikës më 2 mars.

Ka qenë Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, i cili ka thënë sot se çdo alibi për tu fshehur pas kësaj situate është shërbim për të fshehur dhe për t'i shërbyer antikushtetueshmërisë.

“Çdo përpjekje për të krijuar alibi apo çdo alibi për t’u fshehur pas koronavirusit apo pas krimovirusit të qeverisë, është në thelb shërbim për antikushtetuetshmërinë, është shërbim ndaj atyre që kanë shkelur kushtetutën.

Prandaj, data 2 mars është data që ndan shqiptarët që duan Shqipërinë, shqiptarët që duan atdheun, shqiptarët që respektojnë dhe nderojnë Kushtetutën, përballë çetës së horrave dhe fallsifikatorëve, që duke shkelur ligjin mendojnë të kapin edhe Gjykatën Kushtetuese, për t’ia kundërvënë pastaj këtë institucion për interesat e tyre kriminale, interesave europiane të vendit.

Data 2 mars është datë apel për të gjithë qytetarët shqiptarë për të qenë të gjithë bashkë, në anën e Republikës, për të qenë bashkë në anën e Kushtetutës”, tha Luan Rama.

Të fundit