Flash News

KRYESORE

LSI do i garantojë votat PDS, Paskal Milo: Bashkëpunim vlerash, nuk drejtohet kundër partive të treta

LSI do i garantojë votat PDS, Paskal Milo: Bashkëpunim vlerash, nuk

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur t’i dalë garante votave që Partia Demokracia Sociale do të marrë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Petrit Vasili dhe Paskal Milo e kanë konsideruar marrëveshjen e nënshkruar si bashkëpunim vlerash dhe jo thjesht pragmatist.

Vasili e konsideroi nënshkrimin e marrëveshjes si një moment të rëndësishëm politik.

“Ky është një moment i rëndësishëm pasi në marrëveshjen tonë ne ndërtuam një bashkëpunim politik që ka në themel integritetin e PDS, raportin e saj me zgjedhje të lira e të ndërshme, programin që është i orientuar nga integrimi europian. PDS do të ketë garant LSI në procesin zgjedhor. Besoj se është një moment pozitiv”, u shpreh Vasili.

Milo e konsideroi marrëveshjen PDS-LSI si të natyrshme dhe theksoi se nuk drejtohet kundër ndonjë partie të tretë. Ai tha se marrëveshja ishte projektuar një muaj më parë dhe nuk lidhet me deklaratat e fundit të disa kryetarëve të partive të vogla.

“Marrëveshja që sapo u nënshkrua është e natyrshme e dy partive tona që ndajnë vlera të përbashkëta dhe të gjithanëshme. Është marrëveshje që institucionalizon bashkëpunimin gjatë procesit zgjedhor dhe më tej gjatë qeverisjes së ardhshme. Është një marrëveshje që nuk drejtohet kundër ndonjë partie të tretë. Nuk është bashkëpunim thjesht pragmatist, por dua ta theksoj se është bashkëpunim vlerash. Është projektuar të paktën një muaj më parë dhe nuk lidhet me deklaratat e djeshme të papërgjegjshme të kryetarëve pa parti”, u shpreh Milo.

Të fundit