Flash News

KRYESORE

LSI i kthen borxhin PS, KQZ kërkon informacione shtesë nga Prokuroria për mandatin e Aqif Rakipit

Pas votave që PS i dha për të shpëtuar deputetin Gledion Rehovica nga heqja e mandatit, të paktën edhe për dy ditë, deri sa Prokuroria të sjellë informacione shtesë për vendimin e saj, LSI i ka kthyer borxhin disa minuta më vonë, kur u votua për kërkesën e avokatit të Aqif Rakipit, deputet i PDIU.

Avokati Theodhori Sollaku kërkoi informacione shtesë nga Prokuroria, e cila kërkon heqjen e mandatit për Rakipin. Propozimi i avokatit mori votat e PS dhe LSI, por u kundërshtua nga anëtarët e PD-së në KQZ.

Prokuroria e Përgjithshme ka dy ditë kohë për të dërguar informacione shtesë për të mbrojtur vendimin se deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica kanë falsifikuar dokumentin e vetëdeklarimit dhe se duhet t’u hiqet mandati.

PS dhe LSI bashkojnë votat në KQZ, Prokurorisë i kthehet kërkesa për heqjen e mandatit të Rehovicës

Të fundit