Flash News

KRYESORE

LSI i përgjigjet revistës amerikane: Sa herë ka komunikuar me Endri Fugën?

LSI i përgjigjet revistës amerikane: Sa herë ka komunikuar me

Revista amerikane, ‘Mother Jones’, ka publikuar një shkrim ku në qendër është Lëvizja Socialiste për Integrim, për të cilën thuhet se ka lobuar në SHBA përmes një kompanie të dyshimtë.

Për këtë shkrim ka reaguar LSI e cila paralajmëron se do e hedh në gjyq revistën amerikane. LSI thotë se ‘Mother Jones’ nuk ka pasqyruar në shkrim përgjigjet e dhëna nga Lëvizja Socialiste për Integrim ndërsa ngre dyshime për lidhjen e kësaj reviste me kryeministrin Rama.

“Përse ‘Mother Jones’ ka frikë nga përgjigjet e LSI-së? ‘Mother Jones’ nuk ka pasqyruar përgjigjet e LSI. LSI do hedh Mother Jones në gjyq për shpifje. ‘Mother Jones’ tregoi që paguhet nga paratë e drogës së Edi Ramës. Sa herë ka komunikuar ‘Mother Jones’ me Endri Fugën?”, thotë LSI.

Të fundit