Flash News

KRYESORE

LSI iu përdori foton me numrin 1, Shtabi i Forcave të Armatosura sqaron të vërtetën  

LSI iu përdori foton me numrin 1, Shtabi i Forcave të Armatosura

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pasi dega e LSI në Sarandë ka përdorur një foto të anëtarëve të ekuipazhit të anijes Oriku, në një postim në rrjetet sociale.

FA sqaron se kjo foto e përdorur nga LSi e Sarandës, është realizuar nga anëtarët e ekuipazhit të anijes Oriku, që ndodhet në mision jashtë atdheut në detin Egje, për të përshëndetur fëmijët e tyre me rastin e 1 qershorit.

REAGIMI I PLOTE

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura vëren me keqardhje keqpërdorimin e një fotoje të anëtarëve të ekuipazhit të anijes Orikut, që ndodhet në mision jashtë atdheut në detin Egje.

Duke qenë prej javësh larg familjeve të tyre, ushtarakët kanë përshëndetur fëmijët e tyre ditën e 1 qershorit, festës së fëmijëve, në formën e numrit 1.

Përmes një eragimi për mediat, FARSH u bën apel forcave politike, mos t’i përdorin Forcat e Armatosura për fushatë.

Këto të fundit do të vazhdojnë të mbeten jashtë politikës si edhe më parë, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese dhe angazhimit ndërkombëtar në NATO.

 

 

Të fundit