Flash News

KRYESORE

LSI kërkon largimin e Ramës si kryeministër pas përdorimit të termit “çifut”, kritika Ambasadës së SHBA: U shfaqët të lumtur pasi antiamerikani votoi kundër jush

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar sërish kundër kryeministrit Edi Rama për përdorimin në Kuvend të termit “çifut”. Sipas Vasilit, Rama nuk është duhet të ishte më kryeministër pas përdorimit të këtij termi, që tregon gjuhë të egër antisemite.

LSI kritikon edhe Ambasadën e SHBA-së në Tiranë për heshtjen ndaj këtij rasti. Madje, Vasili ironizon amerikanët kur thotë se Ambasada “u shfaq vetëm në darkë e vonë, "e lumtur" që kryeministri votoi kundër ONM dhe kandidatët e rrëzuar prej saj, pra prej vetë Amerikës, tani do të bëjnë drejtësinë e kryeministrit antiamerikan dhe antihebre.”

Reagimi:

Kryeministrin egersisht antiamerikan dhe antihebre ambasada amerikane nuk e sheh....

Dje ne mes te parlamentit kur diskutohej rezoluta amerikane e presidentit Trump per Jeruzalemin dhe vota antiamerikane e qeverise, kryeministri foli me gjuhen e nje nazisti dhe i quajti hebrenjte ÇIFUTE.

Moralisht dhe politikisht mbas nje ngjarje kaq te rende nuk duhej te ishte më sot kryeministri i Shqiperise.

Te gjithe pritën qe ambasada amerikane te reagonte shume fort per kete gjuhe te eger antisemite te kryeministrit.

Ambasada nuk foli......!?Ajo foli.....dhe u shfaq vetem ne darke e vone, "e lumtur" qe kryeministri votoi kunder ONM dhe kandidatet e rrezuar prej saj, pra prej vete Amerikes, tani do te bejne drejtesine e kryeministrit antiamerikan dhe antihebre.

Të fundit