Flash News

KRYESORE

LSI kërkon pakt kombëtar për integrimin, Luan Rama: Duhet të dorëhiqet kryeministri

LSI kërkon pakt kombëtar për integrimin, Luan Rama: Duhet të

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar pakt kombëtar për integrimin, pas dështimit të Qeverisë për ta siguruar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Në një deklaratë për mediat, zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama kërkoi gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, qeveria e të cilit ka zgjedhur të ketë partner krimin dhe jo Bashkimin Europian.

“Shqiptarët e meritonin çeljen e negociatave, por paguajnë kostot e Qeverisë së lidhur me krimin”, tha Rama, duke bërë përgjegjës drejtpërdrejt kryeministrin për mosçeljen e negociatave.

Luan Rama e konsideruar tallje dhe fyerje për shqiptarët qëndrimin e qeverisë se vendi ka marrë një datë për negociatat.

“Shqiptaret, të vetmit në Europë që nuk e meritojnë qeverinë që kanë”, tha zyrtari i lartë i LSI.

Dështimi me negociatat, Rama e nxjerr inatin te refugjatët: Nuk pranojmë ‘mbeturina toksike’ që nuk i do askush

Të fundit