Flash News

KRYESORE

LSI kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja, Luan Rama: Basha të akuzojë qeverinë, jo ministrin Panariti

LSI kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja, Luan

Luan Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat për të hedhur poshtë akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Basha, për lënien jashtë vëmendjes së bujqësisë nga ministri Edmond Panariti.

Luan Rama ka kërkuar nga Basha që të mos akuzojë Panaritin për dështimet në këtë sektor, por të bëjë përgjegjës qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, politikat bujqësore nuk janë politika të një ministrie, por janë politika shtetërore.

“Edhe Edi edhe Luli e dinë shumë mirë se politikat bujqësore nuk janë politika të një ministrie, por janë politika shtetërore. Megjithatë, dua të nënvizoj faktin se është përgjegjësi e qeverisë që subvencioni për bujqësinë është vetëm 13 milionë euro. Për këtë fakt le të përpiqet sa të dojë Lul Basha ta vendos gishtin mbi ministrin, por kjo vërteton se sa shërbëtor i verbër që është, sepse ai duhet të vinte gishtin mbi politikat. Kryetari i Rilindjes dhe zëdhënsi i tij Luli, nuk e trembin aspak LSI-në”, u shpreh Rama i LSI-së.

Zyrtari i LSI-së bëri dhe disa premtime për heqjen e taksave në bujqësi, ndërsa kërkoi përballje programesh me rivalët.

E quan “Pana-shiti”, Edmond Panariti kërkon ta kthejë rivalitetin me Bashën në ndarje krahinore

Të fundit