Flash News

KRYESORE

LSI lëviz me shpejtësi pas marrëveshjes PS-PD, përdor ‘asin nën mëngë’ për të rrëzuar zgjedhjet

LSI lëviz me shpejtësi pas marrëveshjes PS-PD, përdor

Nuk dihet ende se çfarë fiton LSI me rrëzimin zyrtar të datës 18 qershor për zgjedhjet parlamentare, megjithatë, aleati i Ilir Metës, Artur Dojaka i Aleancës Popullore ka vendosur të mos tërhiqet nga ankimimi në Kolegjin Zgjedhor.

Dojaka, që njihet për lidhjet e afërta politike me Metën, ka deklaruar se PAP nuk do tërhiqet njësoj si PAA nga ankimimi për çregjistrimin e listave të partive për zgjedhjet e 18 qershorit. Gjithsesi, ai përshëndeti marrëveshjen e arritur mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për zgjidhjen e krizës.

“Ne do vazhdojmë procesin e ankimimit, por dua të theksojë se përshëndesim marrëveshjen PS-PD, por pas këtij tranzicioni mendojmë se ka ardhur koha që liderët të kuptojnë se Shqipëria duhet të jetë në mbështetje të shtetit ligjor. Nuk është ndonjë vendim i vështirë për t’u shqyrtuar pasi është shumë e qartë shkelja ligjore. Ky është një veprim procedurial që do i hapë rrugë marrëveshjes së shumëpritur”, u shpreh Dojaka për News 24.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për kërkesën e PAP do të merret mëngjesin e sotëm.

Me marrëveshjen e arritur në orën 01:00 të 18 majit, mes opozitës dhe qeverisë, 18 qershori ka rënë si datë e zgjedhjeve dhe palët pritet të zyrtarizojnë datën e re, që me shumë mundësi do të jetë 16 korriku.

LSI u përjashtua pothuajse tërësisht nga negociatat dhe kjo vendosmëri i Dojakës shihet si një provokim i Metës për dyshen Rama-Basha.

Kujtojmë se përpara zgjedhjeve të 23 qershorit 2013-të, Meta tha se PAP e Artur Dojakës, parti çame, do të ishte surpriza e atyre zgjedhjeve, megjithatë rezultati nuk e tregoi diçka të tillë.

Edi Rama dhe Lulzim Basha bashkë në Pallatin e Kongreseve, negociohen detajet e marrëveshjes

Të fundit