Flash News

KRYESORE

LSI me qëndrim ndryshe nga PD për çështjen “Xhafaj”? Kryemadhi përgënjeshtron lajmin: Ja cila është përgjegjësia e ministrit

LSI me qëndrim ndryshe nga PD për çështjen

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përgënjeshtruar një lajm të publikuar mbrëmjen e djeshme lidhur me çështjen ‘Xhafaj’. Duke cituar deklaratën e Kryemadhit se përgjegjësia e Fatmir Xhafajt për vëllain e tij është vetëm morale dhe jo ligjore, disa portale raportuan për një qëndrim ndryshe të LSI nga PD për çështjen e Agron Xhafajt.

Megjithatë, e ftuar në emisionin ‘Tonight’, Kryemadhi i hodhi poshtë këto pretendime dhe theksoi se ministri Xhafaj ka përgjegjësi për faktin se Policia e Shtetit është përdorur nga vëllai i tij, Agroni.

“Abolutisht s’ka pse të mbajë përgjegjësi. Unë nuk e di çfarë bëjnë fëmijët e mi tani. Njëri është 18-vjeç, tjetri 20-vjeç. Unë vërtetë mbaj përgjegjësi morale për ta, por jo përgjegjësi ligjore. Por nga ana tjetër, është e rëndësishme të dihet nëse vëllai i z. Xhafaj i ka përdorur apo jo institucionet në favorin e tij. Qëndrimi ynë nuk është totalisht i ndryshëm, por në kemi nuanca të tjera. Unë mendoj se lufta jonë duhet të jetë ballore me Edi Ramën, pasi ai mund ta heqi z. Xhafaj dhe të vendos dikë tjetër në vendin e tij”, pohoi ndër të tjera Kryemadhi.

Të fundit