Flash News

KRYESORE

LSI në reagimin e radhës: Kur Rilindja gënjen për një targë, imagjinoni mashtrimet gjatë fushatës

LSI në reagimin e radhës: Kur Rilindja gënjen për një

Pas reagimit të nënkryetarit të  LSI­së, Luan Rama për  pretendimet e PS për përfshirjen e makinës së nënprefektit të Sarandës nga radhët e LSI­së që shpërndante para dhe ushqime për vota, vjen edhe një tjetër reagim i fortë nga LSI­ja e Sarandës Sipas saj, ndonëse eksponentë të Rilindjes janë shpërndarë cep më cep për të blerë vota, nesër do marrin dënimin që meritojnë, me votën e popullit.

STATUSI I PLOTË R

ILINDJA KA LAJTHITUR FARE E tmerruar nga humbja e nesërme dhe e turpëruar nga lakuriqët e saj të natës dhe të ditës që janë turrur cep më cep për të blerë shpirtrat dhe dinjitetin e atyre, që i lanë pa punë, që u shkatërruan shtëpitë dhe pronën e ngritur me gjak e me djersë.

 Rilindja duke shpërndarë thasë me miell e para të thata, tashmë me gojën e kryerilindasit që nesër do të jetë kryehumbësi që përpiqet të fshehë diellin me shoshë, duke u bërë totalisht qesharak e duke deklaruar se makina e batakçijve rilindas në Ksamil është e nën prefektit të Sarandës.

O zotërinj rilindas gjejeni Ilir Hysin tuaj, se ai që është nënprefekt nuk e ka atë makinë në pronësi. O zotërinj rilindas, pronësia e automjetit është lehtësisht e verifikueshme. Imagjinoni se në çfarë derexheje është katandisur rilindja. Kur gënjen për një targë makine, kuptojeni vetë se çfarë mashtrimesh i ka thënë popullit gjatë kësaj fushate. Prandaj dhe shqiptarët do ta dënojnë nesër me votë.

Të fundit