Flash News

KRYESORE

LSI nesër në Kuvend? Çfarë deklaron deputetja pasi dorëzoi dy amendamentet për studentët

LSI nesër në Kuvend? Çfarë deklaron deputetja pasi

Deputetet Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi kanë dorëzuar pak minuta më parë në Kuvendin e Shqipërisë dy amendamentet e LSI për t’i dhënë zgjidhje 8 kërkesave të studentëve.

Në një prononcim për mediat, Mehmetaj deklaroi se LSI do kërkojë procedurë të përshpejtuar  që këto amendamente të kalojnë nesër në parlament me 140 vota, çka bën të mundur edhe rikthimin e saj në parlament pas disa muajsh bojkot.

“Studentët shqiptarë nuk falin. Është koha që klasa politike tu kthejë atyre që ata që meritojnë.

Jemi deputete të reja dhe kemi dashur me shpirt të ishim pjesë e kësaj proteste, pasi kemi kaluar problemet e sistemit arsimor në Shqipëri. Ata nuk janë thjeshtë studentë, por e gjithë popullsia shqiptare.

Në parlament ne do jemi në momentin që do diskutohen këto ndryshime që kemi propozuar”, u shpreh deputetja Mehmetaj.

Të fundit