Flash News

KRYESORE

LSI nuk e përtyp kollaj shkarkimin e Lazimit, kallëzon penalisht Milva Ekonomin, dy ministra të tjerë dhe zv/kryeministren

LSI nuk e përtyp kollaj shkarkimin e Lazimit, kallëzon penalisht Milva

Posta Shqiptare është një prej shoqërive në Shqipëri që ka një numër të lartë të punësuarish dhe qarkullim të lartë të parave dhe shkarkimin e drejtorit Majlind Lazimi nga ministrja Milva Ekonomi nuk është përtypur kollaj nga LSI-ja.

Deputetja Kejdi Mehmetaj ka njoftuar sot se LSI ka bërë kallëzim penal ndaj Ekonomit, me akuzën se ka marrë pjesë në fushatë elektorale. LSI ka kallëzuar gjithashtu ministrin e Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ministren e Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha dhe zv/kryeministren Ledina Mandijan. Kallëzime janë depozituar edhe për disa drejtues të tjerë institucionesh.  

Shkarkimet në administratë/ E thotë LSI-ja: Oligarkia është në grahmat e fundit, drejtorët do rikthehen në detyrë më 26 qershor

Të fundit