Flash News

KRYESORE

LSI nuk voton projekt buxhetin e 2018-ës, Vasili: Qeveria është kthyer në pastruese parash për kriminelët

LSI nuk voton projekt buxhetin e 2018-ës, Vasili: Qeveria është

Në një dalje për mediet, Kreu u Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka deklaruar se LSI-ja nuk do ta votojë projekt buxhetin 2018 për shkak se kanë vërejtur disa parregullsi.

Vasili u shpreh se qeveria po kthehet në pastrues parash për kriminelët duke diskriminuar qytetarët e thjesht, dhe se TVSH për bizneset e vogla do të jetë negative për mbijetesën e tij.

Ai tha se qeveria nuk po deklaron asnjë burim financimi, dhe se ky sistem taksash nuk është aspak favorizues për bizneset e huaja

“Problem kryesor, është TVSH për biznesin e vogël, do të jetë e keqe për mbijetesën e tij dhe për punësimin e mijëra njerëzve aty. Kjo do të thellojë informalitetin dhe është masë që do favorizojë oligarkët që janë të lidhur me qeverinë.

Masa të tjera që e bëjnë të pakapërcyeshme situatën, është roli që merr qeveria për taksat, ku qeveria hyn në konflikt me kushtetutën e vendit, zhvesh parlamentin nga kompetencat, dhe i jep vetes të drejtat për t’i lehtësuar punën klientëve të pushtetit, që duan të pastrojnë paratë e krimit.

Qeveria kthehet në pastrues parash për kriminelët duke diskriminuar qytetarët e thjeshtë. Është e qartë që ka një qëndrim të errët në sektorin publik-privat.

Gjithashtu vihet re që risqet në ekonomi janë të larta. Qeveria nuk tregon asnjë burim financimi, se ky sistem taksash nuk është fare favorizues për biznesin e huaj. Nuk ka aspak investime. Ka ristabilizim të favoreve që qeveria do t’i bëjë klientëve,” -pohoi Vasili.

Të fundit