Flash News

KRYESORE

LSI për rastin e Ksamilit: Makina që shpërndante para për vota nuk është e Ilir Hysit të LSI-së

LSI për rastin e Ksamilit: Makina që shpërndante para për

Edhe pse sot është heshtje zgjedhore, nënkryetari i LSI Luan Rama në një dalje urgjente për mediat ka denoncuar rastet e blerjes së votave.

Sipas tij, “Kryeministri eshte genjeshtar dhe qesharak! Eshte shfaqur si nje zedhenes genjeshtar dhe i papergjegjshem duke publikuar nje lajm te rreme.

Kryeministri i papergjegjshem shperndau nje lajm te rreme! Kete lloj lajthitje mund tja toleronim ndonje nepunesi ordiner dhe jo kryeministrit qe shfaqet me ordiner se kaq. Eshte e vertete qe kjo makine eshte ne pronesi te nje qytetari me emrin Ilir Hysi, por jo ai i LSI. Makina qe shperndante para per te blere vota nuk eshte e Ilir Hysit te LSI­se. Makina ne pronesi te nje Ilir Hysi tjeter.

Po e theksoj kete gje qe kryeministri i Rilndjes te verifikoje. Ilir Hysi i LSI quhet Ilir Vilson Hysi dhe ka vetem nje makine ne pronesi dhe eshte Mercedez Benz. Nderkohe makina tjeter me targen qe e ka cituar LSI ne njoftimin e vet eshte e Ilir Fatmir Hysit qe ka nje biznes te vetin ne Sarande dhe qe gjendjet ne ate qe quhet Rruga e Skenderbeut ne Sarande.

Makinen qe shperndante para e ka ne perdorim Jani Bregasi, sipermarres i Rilindjes. Kryeministri ti kerkoje falje Ilir Hysit dhe LSi­se per shpifjen publike.

Të fundit