Flash News

KRYESORE

LSI i përgjigjet akuzave të PD: Nuk jemi pjesë e asnjë pazari, mbështesim qytetarët

LSI i përgjigjet akuzave të PD: Nuk jemi pjesë e asnjë

 

Pas akuzave të këshilltarit të Partisë Demokratike Leaonard Olli ka reaguar këshilltarja e LSI, Eriona Bixha.

Përmes një deklarate për mediat këshilltarja tha se LSI nuk është pjesë e asnjë pazari dhe se sipas Bixhës LSI është në shërbim të qytetarëve.

"Ne presim seriozitet nga kryetari bashkisë dhe korrektësia duhet të ishte treguar deri më tani, ne jemi këtu që prej orës 18:00.

I kemi dërguar Veliajt një kërkesë sot dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Vota e LSI në bashki që nga dita e parë do të jetë në shërbim të qytetarëve.

 Ne presim korrektesë dhe bashkëpunim. Dua ti kthej edhe një përgjigje Ollit. Ne nuk jemi pjesë e asnjë pazari, kjo nuk është detyra që LSI kryen, ne jëmi qytetar dhe detyra jonë është jemi në shërbim të qytetarëve dhe kërkesa jonë ishte shumë e qartë dhe nuk do të rëndonte xhepat e tyre” tha anëtarja e LSI në këshillin bashkiak.

 

Të fundit