Flash News

KRYESORE

LSI i përgjigjet Tahirit dhe jep mbështetje për Idrizin: Syte të qytetarët, jo tek PD-PS

LSI i përgjigjet Tahirit dhe jep mbështetje për Idrizin: Syte

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama ka reaguar pas deklaratës së Saimir Tahirit se partia e Ilir Metës është duke i shkelur syrin PD-së me sulmet që bën ndaj qeverisë.

Luan Rama shprehet se LSI i ka sytë vetëm tek qytetarët dhe jo te PD-PS. Rama ka mbështetur edhe propozimet e Shpëtim Idrizit për daljen nga kriza politike.

“LSI është forcë politike e dialogut dhe transparencës. LSI nuk ja luan syrin as PD dhe as PS. LSI i ka syte tek e vërteta dhe zemrën tek qytetaret. Duhen zgjedhje sipas standardeve për Shqiperinë, jo zgjedhje për partinë! Propozimet e Shpëtim Idrizit përpjekje për kontribut pozitiv. Mbështesim thelbin racional të propozimeve të Idrizit”, ka thënë Rama.

Të fundit