Flash News

KRYESORE

LSI vazhdon sulmet ndaj Tahirit: Respekti për familjen forca jonë, për ty familja është ajo tjetra...

LSI vazhdon sulmet  ndaj Tahirit: Respekti për familjen forca jonë,

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim Klevi Pojana, ka vazhduar sulmet ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Për LSI-në shkruan ai,familja e çdo shqiptari është e shenjtë e ndërsa respekti ndaj familjes është një nga vektorët e forcës që ata kanë.

Më tej Pojana shton se për Tahirin familja është ajo tjetra dhe meqë ate tjetrën e kanë të tjerë në dorë, atij  nuk të mbetet shumë për të bërë.

Statusi i plotë:

Për LSI-në familja e çdo shqiptari është e shenjtë o Sa-i-keq dhe respekti ndaj familjes është një nga vektorët e forcës tonë!

Por meqë për ty familja është ajo tjetra dhe meqë ate tjetrën e kanë të tjerë në dorë, ty nuk të mbetet shumë për të bërë!

Të fundit