Flash News

KRYESORE

LSI vendosi të djegë mandatet, kush ishte i vetmi deputet që nuk mori pjesë në mbledhje

Pak orë pas kreut të PD, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbështetur propozimin e Lulzim Bashës për djegien e mandateve të deputetëve. Në një konference për shtyp, Kryemadhi shtoi se krijimi i një qeverie tranzitore është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës.

Gjatë intervistës në emisionin “360 gradë”, Kryemadhi deklaroi se në mbledhje mungonte vetëm një deputet dhe bëhej fjalë për Lefter Kokën.

“Përveç Lefter Kokës që nuk ishte në mbledhje, nuk tha se ishte kundër por nuk ishte i pranishëm, të gjithë deputetët e tjerë ishin dakord”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit