Flash News

KRYESORE

LSI viziton muzen në ‘qytetin’ e muxhahedinëve ‘Ashraf-3’: Mentaliteti i duhur për të sjellë demokraci në vendin tuaj

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi së bashku me delegacionin e LSI kanë vizituar ditën e djeshme  'qytetin' e muxhahedinëve në vendin tonë që ndodhet në në afërsi të Manzës, 30 km larg Tiranës dhe që quhet 'Ashraf 3'.

Në vizitën e tyre u ndalën në muzeun e120 Viteve të Luftës për Liri në IranDelegacioni i LSI ku përveç Kryemadhit ishte edhe zv.kryetari Petrit Vasili dhe  Eriol Braimllari, shefi i kabinetit, u takmbëtar të Rezistencës së Iranit.

Teksa shprehu përshtypjet e saj pas vizitës në muze, Kryemadhi tha se

mbeti thellësisht e prekur me faktin që pa nga afër një pjesëz të luftës për demokraci të Iranit, duke theksuar se këta muhaxhedinë kanë forcën e duhur për të sjellë demokraci në vendin e tyre.

Ajo që pashë ishte tronditëse. Por u ndjeva e privilegjuar që m’u dha mundësia ta vizitoja muzeun dhe ndjeva forcën e grave dhe burrave të lëvizjes suaj në mënyrën se si ata anë luftuar për demokraci në Iran. Mësova shumë nga kjo vizitë. Në muzeun tuaj dhe në librin e martirëve, gjeta forcën dhe motivimin e Rezistencës Iraniane për të

luftuar për liri e demokraci. Kjo është e njëjta forcë që ia bëri

të mundur popullit shqiptar të fitonte lirinë dhe demokracinë.”

Tani e kuptoj pse regjimi në Iran jua ka kaq shumë frikën,

sepse ju keni mentalitetin e duhur për të sjellë demokraci në vendin tuaj, gjë që pasqyrohet në Planin tuaj me dhjetë pika”, tha Kryemadhi.

Të fundit