Flash News

KRYESORE

LSI votoi kundër shkarkimit të Petrit Vasilit, Meta ndërkohë pro

LSI votoi kundër shkarkimit të Petrit Vasilit, Meta ndërkohë

Nga të gjitha pikat e marëveshjes Rama-Basha, më shumë vota kundër ka marrë shkarkimi i Petrit Vasilit nga Ministër Drejtësie. Deputetët e LSI-së nuk e kanë pranuar shkarkimin pa e pyetur më parë të kryetarit të partisë, një sfidë e drejtpërdrejtë që i ka bërë Rama kësaj force politike. Në votimet e tjera votat kundër ishin dy apo tre të tilla. N

ë rastin e Petrit Vasilit, ishin 10 vota kundër. Një shenjë që tashmë përplasja mes LSI dhe PS ka dalë jashtë kontrollit. Gjithsesi, Ilir Meta i ka qëndruar deri në fund deklaratave të tij se kriza politike duhej të merrte fund me një marrëveshje dhe ka votuar pro të gjitha pikave, përfshi edhe shkarkimin e Petrit Vasilit.

VOTIMI NË KUVEND PËR NDRYSHIMET NË QEVERI

 

Zv/kryeministri Niko Peleshi u shkarkua me 106 vota pro

Zv/kryeministrja Ledina Mandia emërohet me 119 vota pro dhe 2 vota kundër

Fatmir Xhafaj shkarkohet me 104 vota, 5 kundër

Dritan Demiraj emërohet Ministër i Brendshëm me 107 vota pro, 4 kundër

Ogerta Manastirliu shkarkohet me 114 vota pro, 4 kundër

Arben Beqiri Ministër i Shëndetësi emërohet me 118 vota pro, 3 kundër

Olta Xhaçka shkarkohet me 113 vota pro dhe 2 kundër

Xhulieta Kërtusha emërohet Ministre e Mirëqenies Sociale me 118 vota pro dhe 3 kundër

Arben Ahmetaj shkarkohet me 107 vota pro dhe 3 kundër

Helga Vukaj emërohet Ministre e FInancave me 116 vota pro dhe 2 kundër

Lindita Nikolla shkarkohet me 109 vota pro dhe 1 kundër

Mirela Karabina emërohet Ministre e Arsimit me 111 vota pro dhe 3 kundër

Petrit Vasili shkarkohet me 102 vota pro dhe 10 kundër

Gazment Bardhi emërohet Ministër i Drejtësisë me 106 vota pro dhe 3 kundër

 

Të fundit