Flash News

KRYESORE

'Lu e sulmonte Llallën si sorosian? Vendimin kundër tij e mori Rex Tillerson, anti-sorosiani më i madh'

'Lu e sulmonte Llallën si sorosian? Vendimin kundër tij e mori

Gjatë debatit në emisionin 'Real story' në Vizion Plus, analisti Arjan Vasjari ka gjetur momentin për t'u treguar ironik me ata që e kritikonin ambasadorin Donald Lu si 'sorosian', pas përplasjeve të diplomatit amerikan me ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla.

'Çfarë do të thonë tani ata që e sulmonin Lu si sorosian', ka ndërhyrë Vasjari. 'Vendimin për ta shpallur non grata në Amerikë e ka marrë anti-sorosiani më i madd, Rex Tillerson', shtoi analisti.

Të enjten në mëngjes, mediat shqiptare publikuan një memo të Departamentit të Shtetit, firmosur nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, e cila i ndalonte Llallës dhe familjes së tij hyrjen në Amerikë. Sipas dokumentit, DASH kishte prova për implikimin në korrupsion të ish-kryeprokurorit shqiptar.

Të fundit