Flash News

KRYESORE

Lu flet për pengjet e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri; shfaqet në emision me çorape me peshq

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, tha se një nga pengjet e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri është se nuk ka udhëtuar shumë në vendin tonë.

“Siç mund ta dini kam udhëtuar pak në brenda tuaj. Do më pëlqente të udhëtoja më shumë.

Keni male mahnitës, një bregdet të mahnitës.

Vitin e parë, unë dhe familja ime udhëtuam pa fund, po pastaj në vitin e dytë dhe të tretë u përfshimë më reformën në drejtësi.

Pres me kënaqësi të rikthehem si turist”, tha Lu në emisionin ‘Real Story’.

I pyetur nëse ka diçka që ka dështuar gjatë këtyre tre viteve ambasadori Lu foli për kapjen e peshqve të mëdhenj.

“Është diçka ende e pa përfunduar. dhe dua ende të flas sepse është shumë e rëndësishme”, tha Lu.

Pikërisht për këtë fakt, ambasadori Lu tregoi në emision se kishte veshur edhe çorape me peshq.

Të fundit