Flash News

KRYESORE

Lu iku por SHBA nuk tërhiqet: Në krah të atyre që hetojnë Tahirin dhe Shullazin

Lu iku por SHBA nuk tërhiqet: Në krah të atyre që

Amabsadori Donald Lu u largua nga Shqiëpria disa javë më parë, për shkak se i përfundoi mandati, por duket se Shtetet e Bashkuara nuk tërhiqen nga çështjet për të cilat Lu u angazhua gjatë qëndrimit të tij në Tiranë.

Në fjalën e mbajtur sot në ceremoninë e Diplomimit të Magjistraturës, e Ngarkuara me Punë në ambasadën amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones, tha se SHBA do vazhdojnë të qëndrojnë me ata shërbëtorë publikë të ndershëm dhe të guximshëm dhe në këtë pikë përmendi çështjen Shullazi dhe hetime ndaj Tahirit.

“Ne do të vazhdojnë të qëndrojnë me ata shërbëtorë publikë të ndershëm dhe të guximshëm që po ndërtojnë një të ardhme më të ndritur, më etike për gjyqësorin e Shqipërisë.  Na shihni ta bëjmë këtë për çështjen Shullazi dhe na shihni ta bëjmë këtë për hetimin e Tahirit. Për sa kohë luftoni për drejtësi për të gjithë, gjatë gjithë kohës, Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë në anën tuaj”, u shreh e Ngarkuara me Punë në amabsadën amerikane.

Të fundit