Flash News

KRYESORE

Lu mungon në takimin me Ramën, Vlahutin dhe Gjiknurin, Johnson: Situatë emergjente në Ambasadën Amerikane

Lu mungon në takimin me Ramën, Vlahutin dhe Gjiknurin, Johnson:

Ambasadori amerikan Donald Lu ka munguar sot në në takimin për strategjinë kombëtare të energjisë. Në aktivitet marrin pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri si dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.

Catherine Johnson, përfaqësuese e misionit të USAID në Shqipëri, kërkoi ndjesë për mospraninë e ambasadorit Lu.

“Kemi patur një situatë emergjente, ndaj ai nuk mundi të ishte në mbledhjen e sotme”, u shpreh ndër të tjera Johnson, teksa citoi fjalët e ambasadorit Lu, për mbështetjen e strategjisë kombëtare të energjisë.

Johnson përcolli mesazhin e ambadadorit amerikan. “Më lini që t'i bëj jehonë mesazhit që është përcjellë nga FMN-ja se Shqipëria do të përfitojë duke mos dhënë më koncesione jo konkurruese tek bizneset individuale sepse duhet të ketë një kontratë transparente standarte për të gjithë konkurrentët në sektorin e energjisë. Askush nuk duhet të marr trajtim të posaçëm”, u shpreh përfaqësuesja e USAID.

 

Të fundit