Flash News

KRYESORE

Luajti rolin e mbretëreshës hindu që dashurohet me mbretin mysliman, politikani jep 1 milion paund për kokën e aktores

Luajti rolin e mbretëreshës hindu që dashurohet me mbretin

Filmi indian “Padmavati” ka sjellë një reagim shumë të ashpër në grupet ekstremiste hindu të Indisë. Kjo pasi aktorja Deepika Padukone në këtë film luan rolin e një mbretëreshe hindu që bie në dashuri me një mbret mysliman.

Një nga politikanët e partisë qeverisëse të Indisë ka vendosur 1 milion paund shpërblim për këdo që sjell kokën e Deepika Padukones dhe regjisorit të filmit, Sanjay Leela Bhansali.

Pas këtyre kërcënimeve ditën e sotme aktorja ka reaguar me anë të një deklarate për “Mumbai Mirror”. “Si një grua, si një artiste, si një qytetare ndihem e nevrikosur. Por jo e frikësuar. Frikën s’e kam njohur kurrë”, është shprehur Deepika, shkruan Xing.al.

31-vjeçarja është një nga aktoret më të mira indiane dhe ndër më të paguarat. Në 2015-ën ajo është shpallur “Femra më e bukur indiane”.

 

Të fundit