Flash News

KRYESORE

“Luan çdo skenar që të duket si lider botëror”, Paloka: Kur duhet të ishte i qetë, Rama përhapte panik

“Luan çdo skenar që të duket si lider

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka publikoi një videomontazh, ku ballafaqon deklaratat e Kryeministrit Edi Rama para nisjes së epidemsië së koronavirusit dhe pasi ajo nisi në Shqipëri. Në video është vënë përballë Rama kur deklaronte “se koronavirusi nuk kërcënon” dhe se “duhet të ruhemi nga infodemia”, ndërsa në deklaratat e tij gjatë epidemisë Rama paralajmëron për “qindra të vdekur në mos mijëra”. Paloka shprehet se Rama është i gatshëm të “luajë çdo rol” për qëllimin e vetëm për t`u dukur si “lideri i madh botëror”.

“Atëherë kur duhej të merrte masa urgjente për të përballuar përhapjen e virusit sulmonte opozitën dhe median. Atëherë kur duhej të ishte i qetë përhapte panik te qytetarët me vdekje e varre. Është i gatshëm të luajë çdo rol dhe çdo skenar me qëllimin e vetëm për t`u dukur si lideri i madh botëror. Në vendin që ka numrin me të ulët të testimeve dhe buxhetin më të vogël në ndihmë të qytetarëve të prekur nga siutata e koronavirusit. Shihni dhe gjykoni se si kameleoni Rama ndryshon qëndrim sa herë i duhet për interesin e vet”, shprehet Paloka.

https://www.facebook.com/100008639860309/videos/2380534535577852/?d=n

Të fundit