Flash News

KRYESORE

Luan Rama apel Xhafajt: Informoni publikun, z. ministër, çfarë ka ndodhur me listën e 124 kriminelëve të drogës?!...

Luan Rama apel Xhafajt: Informoni publikun, z. ministër, çfarë

Ish-ministri i Brendshëm, deputeti dhe zv/kryetar i LSI-së, Luan Rama, ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e djeshme të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Rama i kujton ministrit Xhafaj se “çfarë u bë me atë lsitën prej 124 emrash të trafikantëve që bëri njoftoi paraardhësi i tij Demiraj?”. Ja postimi i Ramës:

“I nderuar zoti Ministër!

Mbi një muaj e ca më parë, kryeministri e pas tij edhe ministri teknik i PD-së që ju zevëndësoi për disa muaj në detyrën e Ministrit të Brendshëm, u shprehën publikisht se kishin një listë me 124 emra trafikantësh e kultivuesish të drogës!

Pa dashur të merrem me "tejkalimin e të drejtës" prej tyre në prononcimin për këtë listë, me vullnetin për të qenë përkrah jush, përkrah Policisë së Shtetit e të gjitha agjensive ligjzbatuese në sfidën e përbashkët të luftës kundër krimit të organizuar dhe kultivimit e trafikimit të drogës, më lejoni t'ju drejtohem publikisht se a ekziston vërtetë kjo listë? E nëse ekziston, çfarë është bërë e çfarë po bëhet ligjërisht me të?

Nuk kam asnjë arsye të dyshoj në vërtetësinë e asaj që kanë deklaruar Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, pra në ekzistencën e listës, por meqenëse më pas nuk u fol më për të, nuk u fol as për hapat procedurialë ligjorë që duheshin ndërmarrë, po ju drejtohem juve, me shpresën që ajo listë të mos jetë bërë e pavlerë!

Prandaj, informojeni publikun zoti Ministër, çfarë ka ndodhur me listën e kriminelëve të drogës?”

 

 

Të fundit