Flash News

KRYESORE

Luan Rama denoncon presionet: Administratës po i shkojnë me foto në duar që tregojnë pjesmarrjen në mitingun e LSI

Luan Rama denoncon presionet: Administratës po i  shkojnë me foto

Pas mitinut të një dite më parë, nënkryetari i LSI, Luan Rama doli sot në një konferencë për mediat nga ku iu bëri thirrje punonjësve të administratës të mos bien pre e situatave të krijuar nga kundërshtarët.

Rama tha se pas mitingut janë bërë shfaqe të shëmtuara pasi me foto nëpër duar kanë denoncuar pjesmarrjen në miting të punonjësve për t’i shkarkuar nga puna.

“Në këto 9 ditë që kanë mbetur kam një apel, të vazhdojnë punën të fokusuar tek politika jonë dhe të mos bien pre e situatave që mund të krijohen nga dëshpërimi i mdha i kundërshtarëve tanë. LSI është forcë që rritet për të shkuar tek triumfi i 25 qershorit.

Sot bëjnë shfaqje të shëmtuara dhe shkojnë me foto nëpër duar që që të shkarkojnë punonjësit që kanë marrë pjesë në miting. Të mos ketë asnjë merak ata që janë në pezullim apo janë shkarkuar se në 25 qershosr do të kthehen në vendet e tyre të punës.

Më lejoni të theksoj edhe një herë atë që ka thënë Meta si president i zgjedhjur ”Nuk do të dekretoj asnjë ministër dhe asnjë kryeministër që del nga zgjedhje të vjedhura”. Nuk e kuptoj çfarë problem ka zoti Ruçi. Ka ikur koha e zgjedhjeve nën presion dhe Shqipëria duhet të dëshmojë pjekuri dhe mature për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo çfarë po ndodh është shenjë alarmi dhe unë i bëj thirrje të lënë lojrat për tu hamarrë politiksht. Lojrat për të trembur dhe shantazhuar janë të turpshme. Askush të mos trembet nëse Meta deklaron që nuk do dekretojë një qeveri nga zgjedhje të vjedhura. Kryeministria dhe kreu i Rilindjes është mburrur për krijimin e një administrate” tha Rama.

 

Të fundit