Flash News

KRYESORE

Luan Rama i përgjigjet Monika Kryemadhit: Nuk kam vendosur gjobë dhe as nuk kam marrë përsipër ta paguaj

Luan Rama i përgjigjet Monika Kryemadhit: Nuk kam vendosur gjobë dhe

Vetëm një ditë më parë deputetja e LSI, Monika Kryemadhi i kërkoi kreut të Grupit Parlamentar të LSI, Luan Rama të heqë dorë nga vendimi për të paguar gjobën e KQZ për shkak se 3 emrat e parë në listën e kandidatëve për deputetë të LSI janë gra dhe vajza.

Nuk ka vonuar shumë përgjigja e Luan Ramës i cili i është përgjigjur sot Kryemadhit dhe deklaron se nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me pagesën e gjobës në KQZ.

Rama sqaron se as nuk ka vendosur dhe as nuk ka marrë përsipër të paguaj gjobë  dhe thekson se do të donte që edhe në qarqe të kishte të njëjtën përfshirje të grave dhe vajzave njësoj sin ë listën e Tiranës.

Statusi i plotë:

Monike e dashur! Duke mos qene aspak ne diskordance me shqetesimin tend parimor per ceshtjen e barazise gjinore, madje, duke qene ne avanguarde te angazhimit per krijimin e te gjitha hapsirave ligjore per nje prani me te madhe te grave dhe vajzave, jo vetem neper lista, por ne te gjitha forumet e perfaqesimit politik, publik dhe intelektual, e gjej me vend te nenvizoj se une nuk kam marre asnje vendim (sepse edhe te dua nuk e kam kete atribut!), ne lidhje me pagesen ose jo te gjobes qe eventualish mund te vendose KQZ ne zbatim te ligjit, per vendosjen e tre vajzave ne krye te listes se LSI-se per qarkun e Tiranes.

Une vetem i jam pergjigjur interesimit te gazetarit te Standard-it ne lidhje me mundesine qe KQZ ti vendose nje gjobe LSI-se per shkeljen e ligjit per pranine e tre vajzave ne rend te pare ne listat e kandidimit per Tiranen. Me konkretisht po risjell fjale per fjale, pra pa asnje ndryshim qendrimin qe une kam mbajtur: “Paradoks i ligjit! Po eshte nje “gjobe” qe ja vlen ta paguash per shkak te mesazhit qe percjell dhe vleres qe perfaqeson lista e LSI-se ne qarkun e Tiranes”.

Sic mund te vihet re krejt lehtesisht, une as kam vendosur e as kam marre persiper te paguaj ndonje gjobe! Por bashke me forumet e LSI-se kam miratuar perberjen e listave, te cilat ne fakt do te doja qe edhe ne qarqet e tjere te ishin si lista e Tiranes! Miqesisht, Luan Rama. 

 

Të fundit