Flash News

KRYESORE

Luan Rama kërkon mosndërhyrje në vendimin e Kolegjit: Me rëndësi të fitojë autoriteti i ligjit

Luan Rama kërkon mosndërhyrje në vendimin e Kolegjit: Me

Kolegji Zgjedhor ka për detyrë të shqyrtojë ankimimin e opozitës për listat e kandidatëve dhe të mbajë një qëndrim vetëm mbi bazën e ligjit dhe mbi asnjë ndërhyrje apo presion, ngado që mund t’i vijë, majtas apo djathtas. Kështu deklaroi të enjten nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), Luan Rama, në një intervistë televizive.

“Nuk dua të interferoj në asnjë lloj frekuence mbi organin vendimmarrës që është Kolegji Zgjedhor, se jam i bindur që Kolegji do të vendosë mbi bazën e ligjit, dhe pavarësisht rezultatit me rëndësi është që të fitojë autoriteti i ligjit dhe drejtësia, paskëtaj nuk ka vend për komentin e askujt”, u shpreh Rama.

Unë nuk bashkohem, madje distancohem nga cilido që anatemohet politikisht dhe që ushtron presion mbi drejtësinë, shtoi zyrtari i LSI-së.

Duke u ndalur tek situata politike, Luan Rama pohoi se vendi është në një krizë të funksionimit të institucioneve dhe mbi të gjitha të krizës së besimit mes aktorëve dhe faktorëve politikë, u shpreh ai.

Ashtu si dhe kryetari i LSI-së, Petrit Vasili dje, edhe nënkryetari Luan Rama sot, kërkoi që opozitës t’i krijohet çdo hapësirë dhe mundësi që të marrë pjesë në zgjedhje, në mënyrë që maxhoranca dhe opozita të jenë të barabarta në gjykimin e qytetarëve.

“Opozita duhet të bëhet pjesë e procesit se zgjedhjet pa opozitën nuk na japin luksin të mburremi dhe ato do të krijojnë problem për integrimin dhe për legjitimitetin e institucioneve pas zgjedhjeve”, u shpreh sot nënkryetari i LSI-së.

Të fundit