Flash News

KRYESORE

Luan Rama pasi sheh videon e Edi Ramës në NATO: I padinjitet! Është kryeministri i vendit tim

Luan Rama pasi sheh videon e Edi Ramës në NATO: I padinjitet!

Deputeti i Partisë Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar pasi ka parë videon ku kryeministri Edi Rama përpiqet të fitojë me çdo kusht vëmendjen e presidentit francez, Emmanuel Macron, gjatë samitit të NATO-s.

Deputeti Rama e konsideron të padenjë dhe qesharake sjelljen e kryeministrit në samit.

“I padinjitet! Vjen vërdallë nëpër sallë e pret që ndokush ta shohë, ta përshëndesë apo në një rast fatlum t’i japë dorën. Është Kryeministri i vendit tim, është ai “që magjepsi Parisin!” siç kumtoi gjithë pathos e emocion një ish studentja e tij, Ornela Vorpsi më dukej se quhet, që po “magjeps” edhe sallën ku janë mbledhur presidentë e kryeministra të vendeve anëtare të NATO-s! I padinjitet, qesharak, “lypës” shikimesh deri në neveri! Shikoni videon në vijim dhe jini krenarë për të”, shkruan Luan Rama.

Të fundit