Flash News

KRYESORE

Luan Rama sfidon kryeministrin: Ma gjej këtë fjali dhe unë jap dorëheqjen, në të kundërt dorëhiqu ti

Luan Rama sfidon kryeministrin: Ma gjej këtë fjali dhe unë jap

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama ka sfiduar kryeministrin Edi Rama sa i përket negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Duke akuzuar kryeministrin se mashtron kur thotë që Shqipëria ka marrë datë për negociatat, Luan Rama i propozoi Edi Ramës që nëse e gjen datën në vendimin e fundit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, ai do dorëhiqet nga posti i deputetit, në të kundërt, është kreu i qeverisë që duhet të paraqesë dorëheqjen.

“Mos bëni budallin se nuk ju shkon”, iu drejtua deputeti i LSI kolegëve të PS, të cilët nuk pranojnë dështimin me mos-hapjen e negociatave, por vijojnë të propagandojnë për vendim historik për Shqipërinë.

Të fundit