Flash News

KRYESORE

Luan Rama thirrje qeverisë për reflektim: Kryeministri të heqë dorë nga interesat për pushtet në të mirë të integrimit

Luan Rama thirrje qeverisë për reflektim: Kryeministri të

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama gjatë një deklarate për mediat ka apeluar për dialog në politikë. Rama theksoi se vendimi i parlamentit gjerman është një mesazh për reflektim në politikën shqiptare.

 “Koha për reflektim në politikën shqiptare, kryeministri duhet të heqë dorë nga interesat për pushtet. Vendimin që do të votojë sot Bundestagu apo parlamenti gjerman në lidhje më atë çfarë do duhet të vendosë Këshilli i Ministrave të BE-së më 18 tetor dhe që ka të bëjë me çeljen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë. Ajo çfarë është projektuar të votohet sot në parlamentin gjerman, pra miratimi në parim i çeljes së negociatave, por me kushte specifike për Shqipërinë. Në fakt është një mesazh që kërkon reflektim, që kërkon përgjegjshmëri dhe që kërkon një qasje tjetër nga e gjithë politika shqiptare, e cila natyrisht është përgjegjëse për atë që Shqipëria në 30 vjet pas përmbysjes së komunizmit vazhdon ende të mos jetë pjesë e Bashkimit Europian, pavarësisht faktit që kur ka nisur procesin e stabilizim asocimit në BE, Shqipëria ishte në të njëjtin stad bashkë me Kroacinë. Integrimi Europian i Shqipërisë është një prioritet kombëtar dhe përballë këtij prioriteti kombëtar cili do, duhe të reflektojë”-tha ndër të tjera Luan Rama.

Të fundit