Flash News

KRYESORE

Luan Rama tregon 5 qarqet ku LSI do luftojë me PS për ta dalë forcë e parë, në dy të tjera janë të sigurtë

Luan Rama tregon 5 qarqet ku LSI do luftojë me PS për ta dalë

Luan Rama tha nga selia e LSI-së se kjo parti e ka të sigurtë fitoren si forcë e parë në qarqet e Beratit dhe Gjirokastrës. Ai u shpreh se dy partitë e tjera, PS dhe PD, nuk po arrijnë të menaxhojnë frikën që ndjejnë nga rritja e LSI-së, ndërsa u kërkoi anëtarëve që të fokusohet në kontaktet me qytetarët.

Luan Rama tregoi edhe qarqet e tjera ku LSI synon të dalë forcë e parë dhe për këtë po lufton ashpër me Partinë Socialiste, ndërsa PD-ja nuk u përmend asnjëherë prej tij.

Sipas Ramës, LSI është e barabartë me vota dhe po punon për të dalë forcë e parë në qarqet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Fierit dhe Vlorës.

Këto objektiva të Luan Ramës janë disa herë më të larta se ato të ish-kryetarit Ilir Meta, i cili pak javë më parë foli për rritje të numrit të mandateve të LSI, por jo fitoren në këto qarqe.

Të fundit