Flash News

KRYESORE

Luan me videogames? Në Lojrat Olimpike të 2024 mund të marrësh pjesë edhe ti

Luan me videogames? Në Lojrat Olimpike të 2024 mund të

Lojrat kompjuterike janë zyrtarisht disiplina agonistike. Kjo është hapja historike që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar shpërndau ditën e djeshme pas samitit të Lozanës, duke deklaruar për herë të parë se i ashtuquajturi e-sport (sporti elektronik) mund të konsiderohet një aktivitet sportiv i mirëfilltë.

Lojrat kompjuterike, për t’u njohur si sport, duhet të respektojnë vlerat olimpike dhe të adoptojnë struktura për kontrollin  “antidoping” dhe përndjekjen e fenomeneve të basteve të jashtëligjshme.

“E-sportet kompetitive - deklarohet në komunikatën e KON-it - mund të konsiderohen një aktivitet sporti, dhe lojtarët që marrin pjesë përgatiten dhe stërviten me një intensitet që mund të krahasohet me atë të atletëve të disiplinave tradicionale”.

Lojrat kompjuterike me përmbajtje sportive do të jenë pjesë e programit të Lojrave Aziatike që do të zhvillohen vitin e ardhshëm në Indonezi, dhe me shumë gjasa do të jenë pjesë e Lojrave Olimpike të Parisit 2024. 

Të fundit