Flash News

KRYESORE

Luana shkëmben mesazhe me Ermalin, moderatori i lexon ‘live’: O shpirt…

Luana shkëmben mesazhe me Ermalin, moderatori i lexon ‘live’: O

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është aktori i njohur Gent Hazizi, kapiten i njërës prej skuadrave në emisionin “Shiko kush luan”, të Luana Vjollcës. Ermali dhe Luana kanë qënë në garë me njëri-tjetrin se kush është më i shikuari.

Lidhur me këtë, Ermali e pyeti Gentin nëse ja vlen ta shohësh emisionin “Shiko kush luan”, meqenëse nuk e kishte parë asnjëherë. “Pse gënjen, ti e shikoje. M’i ka treguar Luana mesazhet që i çoje”, u shpreh Genti.

“Më detyrove tani të tregoj mesazhet që më çonte mua Luana”, ia ktheu Ermali dhe nisi të lexonte.

“O shpiiiiirt, o më i bukuri, më i miri”, po lexonte Ermali duke habitur publikun, por nuk zgjati shumë dhe në fund vuri re se po lexonte mesazhet nga e ëma dhe jo nga Luana.

Të fundit