Flash News

KRYESORE

Luana Vjollca dhe Blendi Fevziu aktorë në filmin e Bes Kallakut

Luana Vjollca dhe Blendi Fevziu aktorë në filmin e Bes Kallakut

Ka dy vite që po merret me këtë projekt dhe vetëm tani ka lajmëruar fansat se do të dalë shumë shpejt filmi i ri që do i jetë i zhanrit komedi.

Në një intervistë për “Mirage”, aktori i njohur i humorit tha se ka 2 vite e gjysmë që merret me skenarin e filmit komik, të cilin e ka shkruar vetë dhe ka punuar personalisht me të gjithë projektin.

Ndërsa tani, ka dalë një tjetër lajm në media. Pjesë e këtij projekti do të jenë Blendi Fevziu dhe Luana Vjollca. “Xing.al” shkruan se bëhet fjalë për Luana Vjollcën dhe Blendi Fevziun, të cilët do të aktrojnë për herë të parë në këtë film komedi.

Vetë Besi do të vijë si aktor kryesor përveçse si skenarist dhe regjisor. Ai do të luajë personazhin e  skifterit, hajdutit të famshëm.

Xhirimet e filmit pritet të nisin këtë muaj!

Të fundit