Flash News

KRYESORE

Luana Vjollca e famshme dhe në Azi, mediat artikull për moderatoren

Luana Vjollca e famshme dhe në Azi, mediat artikull për moderatoren
Luana Vjollca është një nga moderatoret më seksi në Shqipëri dhe prej vitesh është dhe një nga figurat kryesore të Top Channel. Së fundmi, disa herë e kemi parë dhe në faqet e gazetave të huaja, dhe kjo është e kuptueshme, veçanërisht në vendet ku jetojnë shqiptarët, si në Itali, Maqedoni, Kosovë apo Belgjikë, ku edhe ka jetuar. Por fama e Luanës ka kaluar përtej kontinentit, pasi ajo ka dhënë një intervistë për një nga mediat e njohura në Nepal, shtetin që ndodhet në Azinë Jugore. “Luana Vjollca është një personalitet shqiptar. Znj. Luana është një prezantuese karizmatike, e njohur për bukurinë dhe energjinë e saj, duke u kthyer në një shembull që puna vlerësohet. Luana nuk është vetëm në listën e më të kërkuarave në biznesin televiziv si një moderatore dhe producente, por gjithashtu është një këngëtare shumë e njohur, modele dhe një mbretëreshë e medias sociale”, shkruhet në “kathmandutribune.com”. Më poshtë shkrimi vazhdon me  “5 gjërat që nuk i dijnë për Luana Vjollcën”:
  1. Është shumë punëtore dhe do që t’i komandojë ajo gjërat.
  2. Lutet çdo natë para se të flejë.
  3. Mund të korruptohet me një ushqim të mirë.
  4. Ëndrra e saj e fëmijërisë ishte të bëhej këngëtare.
  5. Do që një ditë t’i ndihmojë të gjithë fëmijët.

Të fundit