Flash News

KRYESORE

Luana Vjollca i propozon Bujar Qamilit, këngëtari më i gëzuar se kurrë

Luana Vjollca i propozon Bujar Qamilit, këngëtari më i

Nuk e kishim menduar ndonjëherë por moderatorja seksi i Top Channel, Luana Vjollca, do të vijë me një bashkëpunim me këngëtarin e muzikës së lehtë popullore Bujar Qamilin.

Bujari është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar sa i përket muzikës që bën dhe vitin e kaluar provoi të vinte dhe në duet me Mateus Frrokun me këngën “Rrak-tak”, që ishte një hit i verës së shkuar.

Mirëpo, me një bashkëpunim me Luanën e cila reklamon format trupore dhe jetën luksoze, ngjall shumë interes. Bujar Qamili tha se Luana i ka propozuar që të bëjnë bashkë tri këngë, të cilat pritet t’ia kalojnë suksesit të këngës “Rrak Tak”.

“Luana më ka thirrur në një drekë dhe aty më ka bërë propozimin e saj për bashkëpunimin muzikor. Do të jenë 3 këngë remix të Luanës që do ti këndojmë së bashku dhe besoj se do të kemi një sukses. Luana më ka premtuar se me këtë bashkëpunim do t’ia kalojmë suksesit që pata me Mateusin. Luana ka marrë përsipër gjithçka dhe besoj se do të jetë një prej bashkëpunimeve më të suksesshme gjatë kësaj vere. Unë jam i hapur për bashkëpunime dhe aq më tepër me Luanën besoj se jemi të gjithë dakord se ia vlen”, është shprehur Bujar Qamili.

Të fundit