Flash News

KRYESORE

Luana Vjollca publikon bashkëpunimin me Faydee, fansat: "Pash kryt e Marinës largohu nga muzika"

"Yalla Habibi" titullohet kënga më e re e Luana Vjollcës e cila ka bashkëpunuar me këngëtarin shumë të njohur Faydee. Luana këndon shqip e ndërsa Fayde në anglisht dhe vetëm në një orë nga publikimi, kënga ka rreth 22 mijë klikime.

Ky bashkëpunim ka marrë shumë vëmendje mediatike pasi Luana njihet më shumë për talentin e saj në moderim sesa në muzikë dhe një bashkëpunim me një këngëtar si Faydee, është një sukses i madh për bukuroshen seksi.

Mirëpo, ky bashkëpunim, ndryshe nga çfarë u prit, nuk i ka ngjitur shumë fansave. Të shumta janë komentet që i sugjerojnë Luanës të lërë muzikën:

"O pash kryt e Marinës largohu prej muzikës"

"Ke harxhu gjith ato lek qe ke paguar Faydeen per kete bashkpunim edhe skandal prap.aty nuk nuk e gjen veten mos shko...na e shpife"

"Pse nuk arrin te kuptosh se ti dhe muzika jeni si dy drejteza paralele qe nuk bashkohen dot kurre, çfaredo qe te ndodhe? Eshte me mire se sa te krijosh nje imazh fallco, te neveritshem, dhe qesharak duke e krahasuar veten me kengetare nderkombetare!"

"Me plot kuptimin e fjales mund ta them ' DESHTIMI I RRADHES"

"Pse e solle nga ana e anes te birin e botes,c'te beri qe i re ne qafe kot te shkretit?😔 Ja prishe dhe ati imazhin me prezencen tende,fansat e ti kane ngelur te zhgenjyer nga ai me kte bashkepunim"

Të fundit