Flash News

KRYESORE

Luana Vjollca sfidon sonte Ermal Mamaqin me emisionin e ri, “përplasen” virtualisht: Si munde!

Luana Vjollca do të jetë konkurentja e Ermal Mamaqit që sonte e në vijim. Dy moderatorët janë përplasur me komente në Instagram.

 Mamaqi ka postuar një foto ku i shkruan fansave të mos harrojnë të ndjekin sot në 21:00 “Xing me Ermalin”.

 “Janë të zënë sonte”, i komenton Luana.

Por Mamaqi ia kthen: “Të lutem dil nga jeta ime, si munde. Ej, shiko javës tjetër po nuk e pate besdi ma jep mua atë fustanin e bardhë. Edhe unë kam ndjenja, edhe unë kam gjoks”.

Mbetet për t’u parë nëse audienca do jetë e “Xing me Ermalin” apo e “Shiko kush Luan”.

 

Të fundit