Flash News

KRYESORE

Luana Vjollca ‘i vjedh’ hapësirën Alban Skënderajt, e përdor për të promovuar ‘Benzinën’

Luana Vjollca ka pak ditë që ka publikuar këngën e re “Benzina”, dhe modelja-këngëtare kërkon të ketë vëmendjen maksimale të shqiptarëve. Luana ka paguar në ‘Youtube’ që kënga e saj të shfaqet si reklamë kur klikon në këngë të tjera shqiptare.

Kështu ka ndodhur me “Nuk je vetem” të Alban Skënderajt, që pasi klikon këngën në ‘Youtube’, fillimisht të shfaqet ‘Benzina’ e Luanës. Gjithashtu, në krah të videos është vendosur një tjetër reklamë që fton dëgjuesit të regjistrohen në profilin e Luana Vjollcës.

Të fundit